Kim Kardashian: Kanye më akuzoi se inskenova grabitjen në Paris

0

Kim Kardashian ka bërë një deklaratë tronditëse në episodin e fundit të reality show-t “The Kardashians”, duke pretenduar se ish-burri i saj, Kanye West, e ka akuzuar publikisht se ka sajuar grabitjen famëkeqe të vitit 2016 në Paris.

Sipas 45-vjeçares, reperi i ka thënë para shumë njerëzve: “Ti e ke sajuar grabitjen për një show televiziv.”

Kardashian u përlot teksa tregonte dhimbjen që i shkaktoi komenti i West-it, duke e cilësuar atë “si një thikë në zemër”.

“Vetëm ideja që dikush kaq i afërt me ty nuk të beson… që nuk e kupton sa shumë të ka ndikuar ajo ngjarje, më çmendi,” u shpreh Kim. “Nuk e di se kush mendon ai se jam.”

Kim Kardashian ishte e martuar me Kanye West kur u mbajt peng në hotelin e saj në Paris nga disa persona të armatosur, të cilët i vodhën bizhuteri me vlerë miliona dollarë.

Dy vite më vonë, West tha publikisht se ishte ndier “i pafuqishëm”, por tani Kim pretendon se ai ka dyshuar në vërtetësinë e grabitjes.

Më herët këtë vit, Kim udhëtoi drejt Parisit për të dëshmuar në gjyqin e grabitjes, duke kaluar thuajse gjashtë orë në sallën e gjyqit. Ajo u përball me të pandehurit dhe dëgjoi rrëfimet e tyre, duke theksuar se momenti i dha një farë çlirimi.

“Pasi i dëgjova dhe pashë gjithçka nga afër, mendova: ‘Ja ku e keni, ishte e vërtetë.’” Tetë persona u shpallën fajtorë për vjedhjen e organizuar dhe rolet e tyre në ngjarjen dramatike.

Mikesha e fëmijërisë së Kim rrëfeu se Kardashian kishte një plan arratisjeje në rast se grabitësit ktheheshin – madje kishte menduar të hidhjej nga dritarja për të shpëtuar.

Edhe Kris Jenner tha se vajza e saj ka qenë “gati të hidhej” nga frika, gjë që Kim e konfirmoi:
“Isha gati për gjithçka.”

Kim Kardashian dhe Kanye West u ndanë në vitin 2021 dhe finalizuan divorcin në 2022. Dyshja kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm. Episodet e reja të “The Kardashians” transmetohen çdo të enjte në Hulu.

The post Kim Kardashian: Kanye më akuzoi se inskenova grabitjen në Paris appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

thirteen + 5 =