Kërkesa e Metës për revokimin e masës së sigurisë, gjyqtarja Irena Gjoka kërkon dorëheqjen nga çështja, refuzohet

0

Ditën e sotme, në GJKKO shqyrtohet kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Raportohet se gjyqtarja Irena Gjoka, ka kërkuar dorëheqjen nga çështja Meta, por i është refuzuar nga kryetari i GJKKO Erion Bani

Meta nuk ishte i pranishëm në seancë.

Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

SPAK pretendon se gjatë hetimeve janë zbuluar skema korrupsioni dhe abuzime me pushtetin. Përveç Metës dhe Kryemadhit, janë dërguar për gjykim edhe tre persona të tjerë.

Seanca e parë paraprake do të zhvillohet më 25 shtator dhe dosja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse e kalon për gjykim, e kthen në SPAK apo e pushon hetimin.

The post Kërkesa e Metës për revokimin e masës së sigurisë, gjyqtarja Irena Gjoka kërkon dorëheqjen nga çështja, refuzohet appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

three × 3 =