“KAYO, kompani e përfshirë në afera korruptive”/ Kelvis Balliu i drejtohet ministrit të Mbrojtjes: Keni bërë dy tendera me vlerë 10 milionë euro me firmë të Ballukut, kontrata fiktive për të vjedhur para

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka “gozhduar” ministrin e Mbrojtjes, Piro Vengu në lidhje me tenderat që i janë dhënë kompanisë KAYO.

Në Komisionin e Punëve të Brendshme, Balliu i është drejtuar Ministrit të Mbrojtjes, Piro Vengu, duke nxjerrë në pah pretendime për abuzime dhe afera korruptive lidhur me kontratat e dhëna kompanive që lidhen me shoqërinë KAYO dhe sipas tij me kompaninë Timak Defence.

Deputeti tha se Timak Defence është e pompuar nga qeveria dhe së bashku me KAYO, kanë formuar strukturën që po përfitojnë nga këto kontrata fiktime me qellim per te vjedhur. .

Balliu ngriti gjithashtu dyshime për vlerën e aksioneve të kompanisë, duke shtuar se “Timak është një kompani që shet aksionet për 450 euro”.

Klevis Balliu: Duke dëgjuar relacionin edhe Amerika do na kishte zili. Ju thoni që kemi kaluar mesataren e kërkuar nga NATO, ndërkohë që ajo është një mashtrim me shifra, sepse aty keni futur edhe emergjencat civile, ku vendet anëtare të NATO-s nuk e kanë në projektbuxhetin e mbrojtjes, e keni shtuar për të thënë se kapëm edhe këtë pikë.

Ju deklaruat për KAYO-n, zoti ministër, KAYO më shumë se një shoqëri që do na zgjidhë punë, duket një shoqëri që është e përfshirë në afëra korruptive. Unë po ju tregoj dy tendera që keni bërë për KAYO, njëra 4 milionë euro e bërë në datën 3.11.2025 dhe tjetra 28.10.2025 për 6 milionë euro.

Shoqëria që ka marrë këtë është “Timak Defence”. Kjo kompani është e pompuar nga qeveria që bashkë me KAYO kanë krijuar këtë shoqëri që ju u jepni tenderin sipas VKM që ka dhënë Belinda Balluku.

Kompania Timak është një kompani që shet aksionet për 450 euro. Unë nuk e di nëse ka sens që të shesësh aksione të një kompanie me xhiro miliona euro dhe merr tendera miliona euro?! Kjo kompani do merret me prodhimin e armëve.

Kjo kompani që bën këto kontrata fiktive. Kjo është për tu hetuar, jo për ti dhënë tendera miliona euro. Siguria e vendit nuk zgjidhet me afera korruptive.

The post “KAYO, kompani e përfshirë në afera korruptive”/ Kelvis Balliu i drejtohet ministrit të Mbrojtjes: Keni bërë dy tendera me vlerë 10 milionë euro me firmë të Ballukut, kontrata fiktive për të vjedhur para appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

3 × two =