Borxhi publik shënoi rritje si në vlerë edhe në raport me PBB-në në tremujorin e parë sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave.
Në janar-mars 2025 raporti i borxhit me PBB u rrit lehtë në 54,18 % nga 53,95 % në fund të 2024‑s, po duke mbetur shumë poshtë mesatarë se dekadës së fundit.
Pavarësisht në se PBB ndryshimi i lehtë Borxhi shënoi rritje të fortë në vlerë. Stoku i detyrimeve arriti në 1, 419 miliardë lekë ose 4,0% më shumë kundrejt tremujorit të fundit. Të dhënat tregojnë se stoku i borxhit u zgjerua me 540 milionë euro në janar-mars në krahasim me fundin e vitit.
Rritja e borxhit në tremujor është diktuar kryesisht nga financimet e huaja. Borxh i brendshëm arriti vlerën e 781 miliardë lekëve duke zënë 55 % të stokut me rënie ‑0,9 nga fundi i vitit. Borxhi jashtëm shënoi 638, 693 ose 45 % të totalit, duke u zgjeruar me 10 për qind në krahasim me fundin e vitit. Rritja e detyrimeve në monedhë të huaj rrit rrezikun nga luhatjet e kursit të këmbimit. I
Instrumentet afatshkurtra më pak se një vit zunë 13,4 % e portofolit të borxhit.
Pagesat për shlyerjen e borxhit arritën gjatë janar‑mars në 28,2 mld lekë, prej të cilave 17,9 mld lekë interesa.
Të dhënat më të detajuara tregojnë se rritja e borxhit publik në tremujorin e parë erdhi nga disbursimet e jashtme të tilla si Eurobondi dhe kredi shumëpalëshe). Rritja e huamarrjes së jashtme ekspozon financat publike ndaj luhatjeve të kursit dhe kushteve të tregjeve ndërkombëtare të kapitalit. Sakaq paqëndrueshmëria e yield‑eve globale mund të rrisë koston mesatare të portofolit kur instrumentet afatgjata të rinovohen.
Në 2024 borxhi publik arriti në 54,74% e PBB-së, me një rënie prej 2,7 pikësh në raport me vitin 2023. Ky ishte niveli më i ulët i borxhit publik në raport me PBB-së që nga viti 2008.
Ulja e borxhit vitin e kaluar nuk erdhi për shkak të një programi të planifikuar, por nga mosrealizimi i shpenzimeve buxhetore sipas planit. Paaftësia për të shpenzuar çoi në një konsolidim fiskal të detyruar.
Në vitin 2024, shpenzimet publike të vendit ishin rreth 28% të PBB-së, por në dekadën në vijim do të duhet të arrijnë mbi 38% të PBB-së, për shkak të nevojave më të larta për financimin e skemës së pensioneve dhe për financimet më të mëdha në sektorin e shëndetësisë, si pasojë e plakjes së popullsisë.
Stafi teknik i FMN-së projektoi rritje të shpenzimeve buxhetore, duke filluar nga viti 2026. Faktorët që do të ndikojnë më shumë janë shpenzimet për sigurime shoqërore, shpenzimet më të mëdha për mirëmbajtje dhe digjitalizim.
The post Janar-mars, borxhi publik i kthehet rritjes si në raport me PBB-në, edhe në vlerë appeared first on Revista Monitor.










