Izraeli s’di të ndal sulmet, 60 persona humbin jetën gjatë 24 orëve të fundit në Gaza

0

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë një periudhe 24-orëshe, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Viktimat përfshijnë gra dhe fëmijë, ndërsa situata humanitare në enklavën palestineze përkeqësohet çdo ditë.

Spitalet Nasser, Al-Aqsa dhe Al-Ahli raportuan se trupat e pajetë u sollën nga zona të ndryshme të territorit, përfshirë qytetin jugor të Khan Younis, qytetin qendror Deir al-Balah dhe kampin e refugjatëve Jabaliya në veri.

Ofensiva ushtarake izraelite ka nxitur kritika të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkon ndalimin e sulmeve dhe garantimin e qasjes së ndihmave humanitare në territorin e rrethuar.

Kujtojmë se për më shumë se tre muaj, Gaza është nën një bllokadë të plotë izraelite, gjë që ka shkaktuar mungesa ekstreme të ushqimit, ujit dhe ilaçeve.

The post Izraeli s’di të ndal sulmet, 60 persona humbin jetën gjatë 24 orëve të fundit në Gaza appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 × five =