Irani për programin bërthamor: Nuk përkulemi para presionit

0

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se Irani nuk do t’i nënshtrohet presionit të fuqive botërore gjatë bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara. Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt, ai theksoi se Teherani nuk do të “ulë kokën”, pavarësisht presioneve dhe problemeve që, sipas tij, po i krijohen vendit.

Deklarata vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se po shqyrton mundësinë e një sulmi për ta detyruar Iranin të pranojë një marrëveshje për programin bërthamor. Sipas raportimeve në mediat amerikane, është diskutuar një ndërhyrje e kufizuar ushtarake që do të godiste disa objekte ushtarake ose qeveritare, me synim rritjen e presionit pa kaluar në një konflikt të gjerë.

Raportime të tjera flasin për skenarë më të ashpër nëse Irani refuzon të ndalë pasurimin e uraniumit. Ndërkohë, SHBA-ja ka shtuar ndjeshëm praninë ushtarake ajrore dhe detare në Lindjen e Mesme dhe Mesdhe.

The post Irani për programin bërthamor: Nuk përkulemi para presionit appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

3 − two =