Investimet për linjë të re 35 kV, OSSh 7.7 mln euro për dy tendera

0

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes parashikon të investojë në linjë të re tensioni 35 kV, si dhe në një nënstacion të ri në veri të vendit. Procedurat e prokurimit, me vlerë totale 7.7 milionë euro, u çelën këtë të premte.

Konkretisht, kontrata e parë parashikon: “Ndërtim i linjës së re 35 kV N.St. Vukpalaj – Tamarë dhe Nënstacion i ri 35/10 kV në Tamarë”, kurse e dyta: “Ndërtim i linjës 35 kV N.St. Koplik 220 kV – N.St. Vukpalaj me dy qarqe”.

Kontrata e parë, sipas relacionit teknik, ka si qëllim ndërtimin e një linje të re elektrike 35 kV në dalje të Nënstacionit Vukpalaj/Hani i Hotit deri në zonën e Tamarës, në Malësinë e Madhe, si dhe ndërtimin e një Nënstacioni të ri elektrik 35/10 kV në Tamarë me fuqi 7.5 MVA.

“Linja do të jetë e re me një qark 35 kV, me shtylla me konstruksione metalike të reja, model 110 kV (izolacion 110 kV në perspektivë), me një gjatësi totale rreth 19–20 km, sipas projekt-idesë së mëposhtme, e mbrojtur me përcjellës trosi OPGW gjatë gjithë gjatësisë së saj, dhe Nënstacioni i ri 35/10 kV, 1 x 7.5 MVA në Tamarë që do të jetë i kompletuar me pajisje klasike të reja”, thuhet në dokument.

Të dhënat kryesore të projektit:
a) Linjë e re 35 kV nga degëzimi i linjës Nënstacioni Vukpalaj – Hani i Hotit deri në Nënstacionin e ri Tamarë, me një qark, me gjatësi rreth 20 km.
b) Nënstacion i ri 35/10 kV, 1 x 7.5 MVA në Tamarë.

Kontrata e dytë ka si qëllim ndërtimin e një linje të re elektrike 35 kV me dy qarqe nga Nënstacioni 220 kV Koplik në Vukpalaj dhe degëzimi drejt Hanit të Hotit.

“Linja do të jetë e re me dy qarqe 35 kV, me shtylla me konstruksione metalike të reja, model 110 kV (izolacion 110 kV në perspektivë), me një gjatësi totale rreth 15 km, sipas projekt-idesë së mëposhtme, e mbrojtur me përcjellës trosi OPGW gjatë gjithë gjatësisë së saj.

Të dhënat kryesore të projektit:
1.   Linjë e re 35 kV me dy qarqe nga Nënstacioni 220 kV Koplik deri në degëzimin e linjës Nënstacioni Vukpalaj – Hani i Hotit. Linja do të jetë me shtylla 110 kV (perspektivë izolacioni për kalim në nivel tensioni 110 kV) dhe përçjellës ACSR 120/20 mm² për të dy qarqet”, thuhet në dokument.

The post Investimet për linjë të re 35 kV, OSSh 7.7 mln euro për dy tendera appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

10 − six =