IKMT zbarkon në Dhërmi, shemben me fadroma objektin me konstruksion metalik

0

Shembja e objektit do të kryhet me mjetet e IKMT-së dhe jo me shpërthim të kontrolluar. Objekti, sipas IKMT, ka dalë jashtë lejes së ndërtimit.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit zbarkoi këtë mëngjes në zonën e Drimadhës në Dhërmi.

Në fokus është shembja e një objekti me konstruksion metalik. Objekti, sipas IKMT, ka dalë jashtë lejes së ndërtimit, ndërsa është në pronësi të Helidon Gjikokës.

Mësohet se shembja e objektit do të kryhet me mjetet e IKMT-së dhe jo me shpërthim të kontrolluar.

The post IKMT zbarkon në Dhërmi, shemben me fadroma objektin me konstruksion metalik appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

10 − 3 =