I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi

0

Mërgim Bruti 25 vjeç është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas raportimeve, 25-vjeçari ishte dënuar me 27 muaj burg ndërsa pritet ekstradimi i tij në Zvicër.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.

Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, pasi Gjykata e Luzern, Zvicër, me vendimin e datës 08.01.2025, e ka dënuar me 27 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Zvicër, për ta ekstraduar këtë shtetas.

The post I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

4 × one =