Humbi kontrollin e motorit, humb jetën 70-vjeçari

0

Një aksident me vdekje është shënuar në fshatin Kurtinë njësia administrative Hysgjokaj.

70 vjeçari Bajram Dingozi ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë dhe pasi është rrëzuar ka humbur jetën.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor, të moshuarit dyshohet se i ka rënë arrest kardiak.

Trupi i të ndjerit është përcjellë me ambulancë drejt morgut të spitalit të Lushnjes për ekspertizë mjeko-ligjore.

The post Humbi kontrollin e motorit, humb jetën 70-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

one + 11 =