Dita e sotme, është dita e dytë e homazheve për gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës.
Në këtë ceremoni, ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, si dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, të cilët nderuan figurën dhe kontributin e gjyqtarit Kalaja në sistemin e drejtësisë.
Në homazhe kanë marrë pjesë edhe figura të tjera publike dhe politike, ku nuk mungoi dhe kryeministri Edi Rama.
The post Homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, të pranishëm Begaj dhe Dumani appeared first on Albeu.com.








