Ditën e sotme, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur në Gjykatën Speciale në Hagë, ku do të zhvillohet seanca e radhës e procesit gjyqësor ndaj tij.
Kjo ditë shënon një fazë të re të procesit, fillimin e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes.
Pas muajsh dëshmish të paraqitura nga Prokuroria, tashmë është radha e ekipit mbrojtës të paraqesë provat dhe dëshmitë që, ku sipas tyre, hedhin poshtë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998–1999.
The post Hashim Thaçi mbërrin në gjykatë, nisin sot dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjes appeared first on Albeu.com.







