Goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit, arrestohet 40-vjeçarja

0

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë, ka goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit në kryeqytet. Pas një hetimi 3-mujor, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasen B. G., 40 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, ndërsa proceduan në gjendje të lirë një 41-vjeçare, për veprën penale “Prostitucioni”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në ambientet qendrës fizioterapeutike, në rrugën “Ismail Qemali”, shfrytëzohej për prostitucion një 41-vjeçare. Unifromat blu, sekuestruan një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

The post Goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit, arrestohet 40-vjeçarja appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

1 × two =