Gjykata liron katër protestuesit që hodhën molotov para kryeministrisë

0

Gjykata e Tiranës ka liruar katër protestuesit e arrestuar pas protestës së Partisë Demokratike, të zhvilluar në 22 dhjetor përpara kryeministrisë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, ndaj protestuesve të liruar nuk do të ketë masë detyrim paraqitje.

“Gjykata vendosi: 1. Konstatimin e paligjshmërisë se arrestimit te kater protestuesve. 2. Urdherimin e lirimit te menjehershem te tyre. 3. Rrezimin e kerkeses per vendosje mase sigurimi.”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Në mbështetje të protestuesve kishin shkuar edhe disa deputetë të Partisë Demokratike, mes tyre Klevis Balliu, Flamur Noka e Bledjon Nallbati.

Policia njoftoi një ditë më parë se kishte vënë në pranga 4 protestues pasi hodhën molotov dhe kundërshtuan uniformayt blu, 7 të tjerë u proceduan penalisht. Po ashtu, policia tha se kishte nisur hetim edhe për Ervin Minarollin, me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike.

Nga protesta mbetën të lënduar tre punonjës policie, të cilët morën mjekim në spital, si edhe një simpatizant i opozitës që u përfshi nga flakët e lëndës djegëse.

The post Gjykata liron katër protestuesit që hodhën molotov para kryeministrisë appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 − 1 =