Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë përkohësisht dekretin e Presidentit Bajram Begaj, i cili parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor.
Vendimi u mor pas ankimimit të paraqitur nga Erion Veliaj, i cili kërkon shpalljen e dekretit si të paligjshëm dhe pezullimin e procesit zgjedhor në kryeqytet. Seanca publike për shqyrtimin e kësaj kërkese është caktuar më 31 tetor 2025 në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti Begaj kishte firmosur më 1 tetor 2025 dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë dhe në pesë bashki të tjera të vendit. Vetëm një ditë më pas, ekipi ligjor i Veliajt depozitoi shtesë në ankimimin e mëparshëm, duke kërkuar edhe shpalljen antikushtetuese të këtij dekreti.
Më herët, më 29 shtator, Veliaj kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese edhe vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra.
Kujtojmë se më 11 shtator 2025, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës të niste procedurat për shkarkimin e Veliajt, ndërsa prezantoi Ogerta Manastirliun si kandidate të PS për kryeqytetin.
Rama: U hapim rrugë zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, propozoj Ogerta Manastirliun
The post Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë appeared first on Revista Monitor.









