GJKKO pezulloi Belinda Ballukun nga detyra, Rama thërret mbledhje urgjente të qeverisë!

0

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër ora 09:00 qeverinë në një mbledhje urgjente. Mbledhja e qeverisë vjen një ditë pasi GJKKO pezulloi zv.kryeministren nga detyra e saj, pasi ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

Nuk ka ende një informacion zyrtar lidhur me agjendën e mbledhjes, por mbetet për tu parë nëse Rama do të shkarkojë nesër Ballukun nga postet e saj qeveritare.

Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.

Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH.

The post GJKKO pezulloi Belinda Ballukun nga detyra, Rama thërret mbledhje urgjente të qeverisë! appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

five + 16 =