GJKKO la në fuqi masat për Belinda Ballukun/ PD kërkon dorëheqjen e menjëhershme të zv.kryeministres: Takimi 7-orësh me Ramën, përpjekje për të shmangur përgjegjësitë

0

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të GJKKO e cila rikonfirmoi sot masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” për zv.kryeministren Belinda Balluku.

Kreu i PD ka postuar në rrjetin e tij social Facebook, deklaratën e PD lidhur me vendimin e GJKKO.

Berisha thotë se PD kërkon dorëheqje e menjëhershme të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

PD e ka cilësuar takimin 7 orësh Balluku-Rama në Kryeministri si “një mbledhje tipike mafiozësh për gjetjen e një rrugëdaljeje dhe shpëtimin e Edi Ramës nga ndjekja penale”.

Me qëllim zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësve para drejtësisë, Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe Ballukut, dhe vënien e tyre para drejtësisë, duke u hequr mundësinë të ndikojnë apo të prishin provat.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Takimi 7-orësh i së mërkurës në Kryeministri, menjëherë pas vendimit të Gjykatës për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres, i cili u shoqërua me akuza dhe presione të ndërsjella mes Ramës dhe Ballukut, nuk ishte asgjë më shumë se një mbledhje tipike mafiozësh për gjetjen e një rrugëdaljeje dhe shpëtimin e Edi Ramës nga ndjekja penale.

Kundërshtimi i tij për të shkarkuar Belinda Ballukun, duke u fshehur pas spërdredhjeve të jurisprudencës, të cilat në të vërtetë nuk i kupton, nuk është gjë tjetër veçse përçartje për të fshehur një të vërtetë që tashmë është e qartë si drita e diellit: urdhëruesi për vjedhjen e 50 milionë eurove në Tunelin e Llogarasë ka një emër, dhe ai është Edi Rama.

Ky individ është përgjegjës direkt edhe për vjedhjen me termocentralet e Vlorës Tigri 1 dhe Tigri 3, Unazën e Madhe, koncesionet prej qindra milionë eurosh të rrugëve dhe për çdo akuzë tjetër me të cilën po përballet ekzekutuesi, por jo urdhëruesi.

Me qëllim zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësve para drejtësisë, Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, dhe vënien e tyre para drejtësisë, duke u hequr mundësinë të ndikojnë apo të prishin provat. Kjo duhet t’u hapë rrugën zgjedhjeve të reja, të lira dhe të barabarta.

Partia Demokratike e akuzon Edi Ramën si njeriun që, me veprimet e tij, po përpiqet të pengojë zbardhjen e të vërtetës për një vepër penale në të cilën është në rolin e organizatorit dhe urdhëruesit.

Partia Demokratike fton qytetarët t’i bashkohen Foltores qytetaro-parlamentare përballë Kryeministrisë ditën e hënë, më datë 24, për t’i thënë ndal korrupsionit, marrjes peng të vendit dhe për dërgimin para drejtësisë të kusarëve që vodhën zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë.

The post GJKKO la në fuqi masat për Belinda Ballukun/ PD kërkon dorëheqjen e menjëhershme të zv.kryeministres: Takimi 7-orësh me Ramën, përpjekje për të shmangur përgjegjësitë appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

one × 1 =