Fushatë me këngë e valle!

0

Hapja e fushatës së Partisë Socialiste kishte shumë muzikë e valle edhe aspak mesazhe edhe ide politike. Ka disa arsye për ketë !

Së pari në Shqipëri kënga dhe vallja krijojnë një kohezion të veçantë. Sic thoshte dikur plot ironi Konica” rasti i vetëm ku shqiptarët bashkëpunojnë dhe kordinohen mes tyre është kur kërcejnë valle” .

Por përveç kësaj, këto lloj shfaqjesh nuk janë të panjohura në populizmin bashkëkohor. Partia socialiste në mungesë të mesazheve, edhe e zbrazur nga idetë e reja politike po ushtron atë që Carlos de la Torre, profesor i sociologjisë në Universitetin e Kentakit, e quante “aftësia e populizmit per të mjegulluar kufirin midis politikës dhe argëtimit”.

Duke ofruar kënaqësinë muzikore me të cilën njerëzit janë mësuar edhe pëlqejnë partia socialiste po përpiqet të përcjellë ndjenjën e vazhdimësisë dhe sigurisë duke u përpjekur të thyej “kufijtë” midis njerëzve të pushteshëm edhe njerëzve të zakonshëm.

Ndërsa kërcimi si mjet bashkëpunimi dhe kordinimi po përdoret nga populistët socialistë si vetmja strategji e legjitimimit politik që synon të ndikojë tek njërzit duke i unifikuar ata psikologjikisht .

Thënë këtë qëllimi i kesaj fushate njësoj si edhe asaj të vitit 2023, nuk eshte modifikimi i ideve apo trasformimi i opinioneve tona , përkundrazi qëllimi i saj është është fare bazik – “të ngjallë besim emocional “. Pra nxitja emocionale është rruga e e vetme e mbetur për arritjen e qëllimit për partinë socialiste.

Teksa në 2025 në hapjen e fushatës politike kërcehet e këndohet ” vish fustanin me toka hajde edhe moj fjerake-ja” ja vlen të nderojmë Aktivistin politik skoces të viteve 1650 Andrew Fletcher për vrojtimin e tij të vërtetë edhe pas 5 shekujsh. Ai thoshte –

“Nëse kombi është i varfër, i paditur, i pafatë për të kuptuar lidhjen midis shkaqeve dhe pasojave, më lini të ofroj këngët që pëlqejnë kombit edhe nuk ka më rëndësi se kush shkruan ligjet e tij!”

The post Fushatë me këngë e valle! appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

four × 5 =