FOTOLAJM/ Çifti presidencial mbërrin në Kështjellën Windsor, Trump dhe Melania dorë për dore, priten me nderime nga familja mbretërorë

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump, mbërritën sot në Kështjellën Windsor në kuadër të një vizite zyrtare dyditore në Mbretërinë e Bashkuar.

Helikopteri presidencial Marine One u ul rreth orës 13:00, ndërsa pritja e tyre ishte madhështore dhe e mbushur me simbolikë mbretërore.

Çifti Trump u prit fillimisht në Kopshtin e Muruar të Kështjellës Windsor nga Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Kate, të cilët i shoqëruan në Victoria House për takimin zyrtar me Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla.
Pavarësisht se më herët ishte raportuar se Camilla nuk ndihej mirë, burime zyrtare mbretërore konfirmuan pjesëmarrjen e saj në të gjitha ngjarjet e vizitës.

Ceremonia u shoqërua nga Banda e Kalorësisë së Familjes Mbretërore, ndërsa në sfond u interpretuan himnet kombëtare të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.


Pas takimit, Mbreti Charles dhe Presidenti Trump ndërmorën një tur simbolik me karrocë në oborret e Kështjellës Windsor, në një atmosferë formale dhe festive.

The post FOTOLAJM/ Çifti presidencial mbërrin në Kështjellën Windsor, Trump dhe Melania dorë për dore, priten me nderime nga familja mbretërorë appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

13 − 12 =