Forcat Ajrore Izraelite ekzekutojnë dy terroristë në jug të Rripit të Gazës

0

Forcat Ajrore Izraelite njoftuan në mbrëmje se kanë “eliminuar dy terroristë” që kishin kaluar të ashtuquajturën Vijë e Verdhë dhe ishin afruar pranë ushtarëve të Brigadës 7, të cilët po vepronin në jug të Rripit të Gazës.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Sipas njoftimeve zyrtare, disa orë më herët, ushtria izraelite kishte raportuar gjithashtu vrasjen e një tjetër personi të cilësuar si “terrorist palestinez” në veri të Rripit të Gazës, i cili po ashtu kishte kaluar Vijën e Verdhë.

Ngjarjet u raportuan nga mediat izraelite, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi rrethanat apo identitetin e personave të vrarë.

The post Forcat Ajrore Izraelite ekzekutojnë dy terroristë në jug të Rripit të Gazës appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

four + 6 =