Fitimet e T2 në BE: Euro e fortë dhe frika nga tarifat rëndojnë, bankat të pandalshme

0

Kompanitë europiane po tregojnë se mund t’i përballojnë, disi, tarifat e importit të SHBA-së, duke siguruar rritje të fitimeve për të pestin tremujor radhazi, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se në Shtetet e Bashkuara.

Sipas LSEG (Grupi i Bursës së Londrës, London Stock Exchange Group, fitimet e tremujorit të dytë pritet të jenë rritur me 3.1% nga e njëjta periudhë e një viti më parë. Më shumë se gjysma e kompanive që kanë raportuar deri tani i kanë tejkaluar parashikimet e analistëve.

Fitimet nga sektori financiar (me rritje 11.4%) dhe ai shëndetësor (me rritje 15.4%) janë ndër normat më të larta të rritjes, por ndërsa i pari është i preferuar nga investitorët, i dyti aktualisht është jashtë vëmendjes pozitive të tregut.

Fitime të ngadalta, perspektivë pozitive

Kompanitë europiane mbeten optimiste edhe pse rritja e fitimeve të tyre në T2 është dukshëm më e dobët se rritja 12% e pritur në SHBA, e shtyrë nga gjigantët e teknologjisë.

Problemi e euros së fortë

Strategët e këmbimit valutor kishin parashikuar se dollari do të forcohej, veçanërisht kundrejt euros, kur të hynin në fuqi tarifat më të larta të importit nga SHBA.

Por monedha e përbashkët është rritur mbi 12% ndaj dollarit amerikan këtë vit dhe kompanitë europiane me orientim të fortë eksportues e kanë ndjerë peshën e saj.

“Kompani më të mëdha janë zakonisht më të diversifikuara globalisht, gjenerojnë më shumë të ardhura jashtë Europës dhe, natyrisht, me forcimin e euros kjo ka qenë një pengesë relative për fitimet e tyre,” tha Rory Dowie, menaxher portofoli në Marlborough.

Barclays dhe Citi vlerësojnë se, zakonisht, një forcim prej 10% i euros sjell një ulje prej rreth 2% të fitimeve, ndërsa Citi që thekson sektorët si materialet dhe energjia si më të ndjeshmit ndaj lëvizjeve të këmbimit valutor.

Megjithatë, një gamë e gjerë kompanish kanë raportuar ndikim negativ nga kursi i këmbimit, përfshirë Allianz, Bayer, Continental, Ferrari, TotalEnergies dhe Puma.

Bankat të pandalshme?

Të shtatë bankat në indeksin blue-chip STOXX 50 e tejkaluan pritshmërinë dhe dy prej tyre përmirësuan udhëzimet. Indeksi i sektorit u ngjit në nivelin më të lartë që nga viti 2008, pasi investitorët po parashikojnë mbi qëndrueshmërinë e industrisë.

Sektori financiar dha surprizën më të madhe pozitive të fitimeve në T2 ndër sektorët europianë, duke tejkaluar parashikimet e analistëve me 12%, më shumë se dyfishi i normës 5.5% për STOXX 600 në përgjithësi, sipas të dhënave të LSEG.

Megjithatë, pas një rritjeje 37% këtë vit dhe performancës më të mirë trevjeçare, që nga lançimi i euros në 1999, po shfaqet kujdes. Bank of America ka këshilluar investitorët afatgjatë të mbrojnë ekspozimin e tyre, duke paralajmëruar se bankat mund të jenë të cenueshme nëse ekonomia ngadalësohet.

Kujdes me sektorin shëndetësor

Sektori shëndetësor europian ka regjistruar rritje të fitimeve prej 15% në T2, i dyti vetëm pas sektorit të teknologjisë, por investitorët po qëndrojnë të rezervuar pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur idenë për një tarifë 250% mbi importet farmaceutike.

Vështirësitë për sektorin e konsumit

Investitorët po largohen nga aksionet e sektorit të konsumit, pasi rezultatet e dobëta dhe pritshmëritë e ulëta theksojnë cenueshmërinë e tij ndaj tarifave dhe ndryshimeve në zakonet e shpenzimit.

Kompani e luksit e deri te ato të produkteve bazë po luftojnë të balancojnë presionin e kostove me kërkesën e brishtë, veçanërisht në SHBA, duke i detyruar të marrin vendime të vështira mbi çmimet dhe strategjinë.

Sipas të dhënave të LSEG, fitimet nga konsumi ciklik si prodhuesit e makinave dhe luksit kanë dalë 8% poshtë pritshmërive, ndërsa ato nga konsumi jo-ciklik si kompanitë ushqimore janë 2%, më pak se gjysma e tregut të gjerë.

Aksionet e Adidas ranë 18% në gjashtë ditë pasi paralajmëroi se mund të rrisë çmimet në SHBA, ndërsa aksionet e prodhuesit të birrës AB InBev ranë 11% pasi kërkesa e dobët në Brazil dhe Kinë uli volumin e shitjeve.

Në sektorin e luksit, Ferrari ra me 12% në rënien më të madhe ndonjëherë pasi njoftoi se do të ulë çmimet në SHBA, ndërsa aksionet e Hermes ranë 12% në tre ditë. / Reuters

The post Fitimet e T2 në BE: Euro e fortë dhe frika nga tarifat rëndojnë, bankat të pandalshme appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

fifteen − 4 =