Në nëntor 1995, në konferencën e UNESCO-s në Paris u paraqit një propozim për të pasur një ditë të fokusuar në festimin e librave. Kështu u themelua Dita Botërore e Librit dhe të Drejtave të Autorit më 23 prill 1996.
Ideja erdhi nga festa spanjolle e themeluar prej kohësh “Dita e Librave dhe Trëndafilave”.
Edhe pse disa vende tani festojnë Ditën Botërore të Librit në data të ndryshme, ajo shënohet më 23 Prill në shumicën e vendeve.
Këtë vit, Dita Botërore e Librit shënon 30 vjet.
Disa ekspertë thonë se treguesi më i madh i suksesit të ardhshëm të një fëmije është nëse ai ka dëshirë të lexojë. Ata thonë se kjo ka më shumë rëndësi sesa rrethanat familjare, të ardhurat apo niveli arsimor i prindërve.
Drejtorja i Përgjithshëm i UNESCO-s, Audrey Azoulay, ka vendosur të caktojë Rio de Janeiro (Brazil) si Kryeqytetin Botëror i Librit për vitin 2025.
Kjo është hera e parë që një qytet që flet portugalisht është caktuar si Kryeqyteti Botëror i Librit.
Si e festojnë vendet Ditën Botërore të Librit

Spanjë – Dita e Sant Jordi
Në Katalonjë, dita e Sant Jordi është sa romantike aq edhe letrare. Në këtë ditë njerëzit shkëmbejnë libra dhe trëndafila. Çiftet shkëmbejnë dhurata: burrat marrin një libër dhe gratë një trëndafil.
Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda – Libra 1 paund
Fëmijët marrin 1 paund për të blerë librat, që shiten për 1 paund në këtë ditë dhe vishen me kostume personazhesh të ndryshëm nga librat.
Francë – La Fête du Livre
Përfshin panaire librash, takime me autorë dhe maratona leximi. Shpallet çmimi i librit për fëmijë Prix Sorcières dhe bibliotekat organizojnë seminare krijuese.
Gjermani – Welttag des Buches
Nxënësit marrin libra falas nëpërmjet nismës “Ich schenk dir eine Geschichte”, ndërsa libraritë organizojnë konkurse tregimi dhe leximi.
Itali – Iniciativa Libriamoci
Në Itali organizohet fushata mbarëkombëtare e leximit shkollor. Ajo inkurajon leximin për kënaqësi dhe pjesëmarrje.
Kolumbi – Panairi i Librit në Bogota
Është ngjarja kryesore letrare e Amerikës Latine, ku bibliotekat publike krijojnë hapësira leximi në natyrë.
Meksikë – Día Mundial del Libro
Organizohen shkëmbime librash, zbritje dhe aktivitete për edukimin shkollor.
Japoni – Manga dhe Promovimi i Letërsisë
Vlera letrare e Manga festohet me fushata dhurimi librash dhe me shkrim haiku nëpër shkolla.
Kina – Dita Botërore e Leximit
Përfshin festivale online të leximit dhe recitale poezish si dhe platformat dixhitale dhurojnë libra elektronikë falas.
Shtetet e Bashkuara – Muaji Kombëtar i Leximit
Dita Botërore e Librit është pjesë e festimeve më të gjera dhe përmban libra dhurata, vepra artizanale dhe evente historie.
/ BBC, The Standard, DS, Shqip.al
The post Festimet e Ditës së Librit nëpër botë appeared first on Revista Monitor.











