“Far West” në Memaliaj/ Një i vrarë dhe një i plagosur në përplasje me armë

0

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Memaliaj mbrëmjen e kësaj të marte. Policia njoftoi se incidenti ndodhi rreth orës 20:50.

Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D.N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Endri Goxhaj, 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

FOTO/ U qëllua për vdekje me armë zjarri, ky është
Endri Goxhaj

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi Dario Nela, 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. /LAPSI.al

The post “Far West” në Memaliaj/ Një i vrarë dhe një i plagosur në përplasje me armë appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

10 − two =