Euro dhe dollari prekin rekordin më të ulët historik në muajin shkurt

0

Euro dhe dollari e mbyllën shkurtin në nivelet më të ulëta historike kundrejt lekut, duke vijuar trendin e forcimit të monedhës vendase. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye mesatarisht me 96.44 lekë, nga 99.03 lekë në shkurt të një viti më parë, me një rënie prej 2.59 lekësh ose 2.6%.

Edhe dollari amerikan ka pësuar zhvlerësim të ndjeshëm. Gjatë shkurtit ai u këmbye mesatarisht me 81.53 lekë, nga 95.10 lekë një vit më parë, duke rënë me 13.57 lekë ose rreth 14%. Sipas institucioneve financiare, forcimi i lekut lidhet me hyrjet e larta valutore nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja. Banka e Shqipërisë vlerëson se ky zhvillim ka ndihmuar edhe në mbajtjen nën kontroll të inflacionit.

The post Euro dhe dollari prekin rekordin më të ulët historik në muajin shkurt appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

2 × four =