ËNDRRA NUK PLAKET/ 74 -vjeçari, “maturanti” më i vjetër jep provimin e anglishtes në Kamëz

0

74-vjeçari Skënder Cena është maturanti më i vjetër që ka zhvilluar provimin e anglishtes në Kamëz.

I moshuari Cena i cili i përket datëlindjes 08.11.1951, me vullnet të hekurt zgjodhi të trokasë sërish në dyert e Shkollës se Mesme Profesionale Kamëz.

Ai u regjistrua për të hyrë në provimin e gjuhës së huaj dhe më pas për të marrë diplomën e maturës shtetërore, në degën “shërbime mjetesh transporti”.

I moshuari e ka përmbyllur procesin mësimor, cikli part time në vitin 2016. Atë vit, ai ka marrë të gjitha provimet përvec gjuhes së huaj anglisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

three + 18 =