Policia shoqëron 3 persona në komisariat, konkretisht Alti Nallbati (vëllai i deputetit të PD Bledion Nallbatit), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku.
Mësohet nga burime kofidenciale se këta persona kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie.
Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre.
Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.
The post EMRAT/ Morën peng Ilir Topçiun, tre të shoqëruar në Devoll, mes tyre dhe vëllai i deputetit të PD appeared first on Albeu.com.










