Ekzekutohet me armë brenda makinës shqiptari në Kanada (EMRI)

0

Mesnatën e 13 shtatorit, shtetasi shqiptar Paulin Harusha, 43-vjeç,  është ekzekutuar me armë zjarri në Toronto, Kanada. Sipas policisë, ai u qëllua me armë në afërsi të një qendre tregtare.

Harusha u gjet i pajetë brenda një automjeti, sipas një deklarate nga policia.

Policia thotë se të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes me një “SUV me ngjyrë të çelët” përpara se të mbërrinin oficerët.

Në një konferencë për shtyp të dielën, inspektori Jonathan Rose i Shërbimit Policor të Torontos tha se motivi është ende i panjohur.

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa policia i kërkon qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë me autoritetet.

The post Ekzekutohet me armë brenda makinës shqiptari në Kanada (EMRI) appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

five × three =