Ekzekutimi i Piro Prronit në Shkodër/ Arrestohet autori i dyshuar (EMRI)

0

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, një vrasje me armë zjarri tronditi fshatin Abat në zonën Shalës në Shkodër, ku sipas informacioneve policore, viktimë mbeti 61-vjeçari Piro Prroni.

Këtë të premte, uniformat blu në Shkodër, kanë vënë në pranga Ndoc Maçaj, autori i dyshuar i vrasjes së 61-vjeçarit.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se Maçaj ka qëlluar me armë zjarri viktimën, ndërsa motivet e krimit mbeten ende të paqarta.

Pas krimit, shërbimet e policisë organizuan një operacion në terren, që sot çoi në prangosjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar provat ligjore në lidhje me autorin e dyshuar.

The post Ekzekutimi i Piro Prronit në Shkodër/ Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

ten + 3 =