Prania e Edon Zhegrovës në fushë nuk ka ikur pa vërejtje nga klubi torinez, i cili e ka vlerësuar mesuesin e Kosovës për kontributin e dhënë në takimin e Serie A kundër Cagliarit, që përfundoi në barazim1-1.
Krahu i Zonjës së Vjetër hyri si zëvendësues në dytën gjysmë dhe u përpoq të jepte një frymë të re sulmit të ekipit të tij përmes lëvizjeve dhe përpjekjeve të tij përpara portës kundërshtare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Juventus i dedikoi një frazë të shkurtër kosovarit: “Edoni solli shkëndijën”, duke theksuar efektin që ai pati që në minutat e para pas aktivizimit.
Kur Zhegrova u aktivizua, rezultati mbetej1-0 në favor të Cagliarit. Hyrja e tij, bashkë me atë të Kerim Alajbegovic, e zgjoi lojën e skuadrës bianconero në pjesën e dytë.
Statistikat e kosovarit përfshijnë pesë tentativa për të goditur portën, ndërsa Alajbegovic i boshnjak i dha asistin për golin e Kolo Muanit, të shënuar në minutat fundore të takimit.
Sido që të jetë, Bianconerët dështuan ta mbyllnin lojën me tre pikë dhe u detyruan të ndaheshin me vetëm një pikë nga Cagliari, pavarë mundësive që krijuan.
The post Edon Zhegrova merr lëvdadat e Juventusit pas ndeshjes me Cagliarin: “Edoni sollli shkëndijën appeared first on Albeu.com.







