Në një video të realizuar në Mladenovac të Serbisë, një grup qytetarësh ka tentuar në çdo mënyrë të ndalojë autobusin me mbështetës të partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit, SNS-së që të niset drejt Beogradit.
Videoja e publikuar në rrjetin social Instagram paraqet dy skena, shkruan nova.rs.
Në njërën prej tyre, një veturë është e parkuar përpara autobusit dhe thuhet se nuk mund të largohet sepse ka një defekt.
Pronari ka ngritur kapakun e motorit për të “zgjidhur problemin”, përpiqet të rregullojë diçka, por nuk ia del.
Në skenën tjetër, policia i paralajmëron qytetarët që po kalojnë vazhdimisht në vijat e bardha që të vendosin se në cilën anë të kalojnë, pasi për sa kohë që ata ecin nga njëra anë e rrugës në tjetrën, autobusi nuk mund të niset.
Gjatë ditës janë publikuar shumë video që tregojnë ardhjen e organizuar të pjesëmarrësve me trena dhe autobusë nga pjesë të ndryshme të Serbisë drejt tubimit në Beograd.
Ndryshe, mbështetësit e pushtetit në Serbi kanë nisur tubimin “Ne nuk heqim dorë nga Serbia” që është thirrur nga presidenti serb, Vuçiq.
Tubimi treditor në Beograd nisi në kulmin e protestave studentore që po mbahen tash e disa muaj në Serbi.
Përveç Vuçiqit, në tubim ishin të pranishëm edhe kryeministri në largim, Millosh Vuçeviq, dhe ministri në largim i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq dhe figura të tjera politike. /Telegrafi/
View this post on Instagram
The post Edhe në këtë formë qytetarët tentuan të ndalonin autobusin me mbështetës të partisë së Vuçiqit appeared first on Telegrafi.








