Dita e Tokës 2025 dhe fokusi në energjinë e rinovueshme

0

Çdo vit me 22 prill, miliona njerëz në mbarë globin mblidhen për të festuar Ditën e Tokës dhe për t’u bërë pjesë e lëvizjes mjedisore.

Ngjarja filloi në vitin 1970 në Shtetet e Bashkuara dhe që atë herë është përqafuar nga mbarë bota.

Dita e Tokës është një ngjarje globale e cila synon të nxjerrë në pah rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Ajo u krijua në 1970 nga Gaylord Nelson, senator dhe ambientalist amerikan dhe Denis Hayes, i diplomuar në Universitetin e Harvardit.

Të dy kishin shqetësime në rritje për dëmin mjedisor në SHBA, si ai i shkaktuar nga një derdhje e madhe nafte në vitin 1969 në Santa Barbara, Kaliforni.

Ata ideuan Ditën e Tokës si një mënyrë për të angazhuar publikun dhe për të shtyrë çështjet mjedisore në axhendën kombëtare.

Për herë të parë, Dita e Tokës u festua nga 20 milionë njerëz në të gjithë SHBA-në. Ajo u bë një ngjarje globale në vitin 1990 dhe tani përfshin më shumë se një miliard njerëz të të gjitha moshave në gati 200 vende.

Dita e parë e Tokës, SHBA

Çfarë po ndodh për Ditën e Tokës 2025?

Tema zyrtare për vitin 2025, “Fuqia jonë, planeti ynë”, fokusohet në energjinë e rinovueshme.

Ngjarjet e mëparshme kanë mbuluar një sërë çështjesh mjedisore, duke përfshirë ndryshimin kimatik, ndotjen nga plastika dhe mbrojtjen e specieve.

Këtë vit, organizatorët po bëjnë thirrje që prodhimi i energjisë elektrike në mbarë botën nga burime të rinovueshme – si era dhe dielli – të trefishohet deri në vitin 2030.

Ky është i ngjashëm me një zotim të rënë dakord në konferencën globale të klimës COP28 në 2023 për të trefishuar kapacitetin e burimeve të rinovueshme deri në vitin 2030.

Dita e Tokës sheh ngjarje të ndryshme lokale, që zhvillohen përveç temës zyrtare, të tilla si pastrimi i plazheve, lumenjve dhe hapësirave të tjera.

Grafiku i mëposhtëm tregon se kapacitetet e energjisë së rinovueshme, veçanërisht diellore dhe të erës, po rriten me shpejtësi globalisht, por nuk janë plotësisht në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin COP28 prej 11,000 GW deri në vitin 2030.

Burimi: IEA

Çfarë ka arritur Dita e Tokës?

Brenda pak viteve nga Dita e parë e Tokës në vitin 1970, u krijua Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit dhe disa ligje mjedisore – si “Akti i ajrit të pastër” – ishin krijuar ose forcuar ndjeshëm.

Ngjarjet më të fundit kanë përfshirë mbjelljen e qindra miliona pemëve, mbështetjen e fermerëve me praktika të qëndrueshme bujqësore dhe fillimin e projekteve të edukimit klimatik në mbarë botën.

Disa vëzhgues përmendin gjithashtu rëndësinë e Ditës së Tokës në shtyrjen e çështjeve mjedisore në axhendat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitin 2016, Dita e Tokës u zgjodh simbolikisht për nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes historike të Parisit për klimën, për të cilën ishte rënë dakord në fund të vitit 2015.

Ishte hera e parë, që vendet ranë dakord kolektivisht për objektivat për të kufizuar ngrohjen globale.

/ BBC, WEF, Shqip.al

The post Dita e Tokës 2025 dhe fokusi në energjinë e rinovueshme appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

2 × 3 =