Detaje nga aksidenti në Dukat-Fushë me 4 të plagosur, njëri transportohet drejt Traumës në gjendje të rëndë

0

Prokuroria e Vlorës, ka nisur procedimin penal ndaj autorit të aksidentit që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Orikum-Vlorë, ku mbetën të plagosur 4 persona.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se procedimi penal nisi për shtetasin F. B., 22-vjeç, pasi më datë 06.09.2025, rreth orës 01:30, në aksin rrugor Orikum-Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin G. L., 20-vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit dhe 2 pasagjerët në automjetin “Audi”, shtetasit F. Q., 20-vjeç, dhe D. K., 21-vjeç.

Ky i fundit është transportuar në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar, ndërkohë që 3 shtetasit e tjerë ndodhen në spitalin e Vlorës.

The post Detaje nga aksidenti në Dukat-Fushë me 4 të plagosur, njëri transportohet drejt Traumës në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

thirteen − seven =