Destinacionet më të mira për t’i shpëtuar vapës këtë verë

0

Në qershor, temperaturat në të gjithë Europën shënuan rekorde të reja, ndërsa një valë e fortë e të nxehtit përfshiu pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë temperatura përvëluese në shumë zona të globit.

Ndërsa verërat po bëhen gjithnjë e më të nxehta, shumë udhëtarë po kërkojnë pushime në vende me klimë më të freskët dhe të qëndrueshme, atje ku edhe në muajt më të nxehtë, një xhup i hollë mund të jetë i mjaftueshëm.

Kërkimi për destinacione të tilla është rritur ndjeshëm. Sipas një analize nga kompania turistike britanike Inghams Walking, interesimi për vende me klimë të butë dhe larg vapës është rritur me mbi 600 % gjatë vitit të fundit.

Për të ndihmuar udhëtarët që të zgjedhin vendin e duhur për pushime verore më të freskëta, ekipi i Inghams analizoi rreth 100 destinacione të ndryshme në Europë, duke marrë në konsideratë rritjen e kërkimeve online për hotele, fluturime dhe pyetje të lidhura me destinacionin.

Në krye të listës për vitin 2025 u rendit qyteti Akureyri në Islandë, një vend i vogël por mbresëlënës në veri të vendit. Popullariteti i tij është rritur me 264 %, falë përzierjes unike të natyrës së egër dhe kulturës urbane që ofron.

I njohur si “kryeqyteti i veriut” i Islandës, Akureyri ka vetëm rreth 19 mijë banorë, por u ofron vizitorëve përvoja të pasura: nga Muzeu i Artit dhe Muzeu i Aviacionit, deri te kisha karakteristike Akureyrarkirkja dhe kopshtet botanike që datojnë nga viti 1912, parku i parë publik në Islandë. Ujërat përreth janë gjithashtu të njohura për vëzhgimin e balenave.

Cortina d’Ampezzo

Në vendin e dytë u rendit Tisvilde, Danimarkë, një fshat i vogël bregdetar përgjatë asaj që njihet si “Riviera Daneze”, i rrethuar nga plazhe me rërë të artë dhe restorante të vogla që shërbejnë ushqime lokale. Ky destinacion ka tërhequr prej kohësh artistë e shkrimtarë, përfshirë edhe Hans Christian Andersen, i cili kaloi disa javë aty në shekullin XIX.

Nuuk

Listës i bashkohen edhe Nuuk në Groenlandë (vendi i 3-të), Cortina d’Ampezzo në Itali, Parku Kombëtar Lahemaa në Estoni, Lucerna në Zvicër, Malmö në Suedi, Arlberg në Austri, si dhe dy destinacione në Belgjikë: Riviera belge dhe qyteti Ghent.

Ghent

Të gjitha këto vende ofrojnë klimë të freskët, bukuri natyrore dhe kulturë të pasur, alternativa ideale për pushime larg zhurmës dhe vapës së verës. / Travel + Leisure, Shqip.al

The post Destinacionet më të mira për t’i shpëtuar vapës këtë verë appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

18 − seven =