Deputeti “del” nga grupi i socialistëve, i bashkohet protestës së minatorëve para Parlamentit: Të drejtat tuaja janë themelore

0

Socialisti Erion Braçe është i vetmi i cili është bashkuar sot me minatorët e Spaçit në protestën para parlamentit. Erion Braçe u shpreh në protestë se ministria përgjegjëse duhet të detyrojë kompanitë që të pranojnë kërkesat e minatorëve.

“Ministria e Punës duhet të bëjë atë që i ngarkon ligji: jo të zbusë situatën, por të garantojë zbatimin e Kushtetutës nga kontraktori i shtetit shqiptar për shfrytëzimin e vendburimit.

Pra, duhet të detyrojë kompaninë të njohë sindikatën tuaj dhe përmes saj t’i përfaqësoheni për të gjitha të drejtat tuaja. Kjo është themelore.”-tha Braçe.

Kërkesa e minatorëve është njohja e sindikatës së krijuar prej tyre dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte paga të drejta dhe kushte të sigurta pune. Mes kërkesave është ajo e njohjes së statusit të minatorit.

“Kërkojmë të drejtat tona. Duam atë që na takon nga shteti shqiptar. Duam kontrata kolektive.”-deklaroi një nga pjesëmarrësit në protestë.

The post Deputeti “del” nga grupi i socialistëve, i bashkohet protestës së minatorëve para Parlamentit: Të drejtat tuaja janë themelore appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

nineteen − eighteen =