Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun Durrës, Jonuz Myshketa përmes një komunikimi publik ka bërë të ditur asfaltin elektoral të bashkisë Durrës, pas presionit pozitive publik, për gjendjen skandaloze të rrugës Valbona.
Zëri i qytetarëve nuk mund të injorohet!
Para disa muajsh denoncuam gjendjen skandaloze të rrugës Valbona në Durrës, e cila ishte bërë burim rreziku për banorët dhe drejtuesit e mjeteve.
Falë presionit publik dhe reagimit tonë të vazhdueshëm, rruga është shtruar dhe tashmë është e kalueshme dhe e sigurt për të gjithë!
Ky është një shembull konkret se kur denoncojmë padrejtësitë, kur flasim me zë të lartë, ndryshimi është i mundur.
Ne nuk do të ndalemi! Çdo padrejtësi, çdo problem, çdo shpërdorim që prek jetën e qytetarëve do të denoncohet.
Faleminderit të gjithëve që na mbështesin dhe që besojnë në fuqinë e veprimit qytetar.
Durrësi meriton më shumë!
4⃣
Jonuz Myshketa









