Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, ka një dëmtim muskulor në pjesën e sipërme të kofshës së majtë. Pavarësisht kësaj ai vendosi të sakrifikonte dhe ta niste titullar ndeshjen e Sivasporit që po luan në shtëpi përballë Umraniyespor.
Por, Manaj nuk mund të vazhdonte të luante më shumë se 7 minuta pasi po ndjente dhimbje, duke bërë me shenjë që të zëvendësohej.
Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të 29-vjeçarit, por një lajm i tillë nuk jep shpresa rikuperimi në kohë për ndeshjen që Shqipëria ka më 26 mars me Poloninë.

The post Dëmtohet Rei Manaj, hyn në lojë dhe zëvendësohet menjëherë (FOTO) appeared first on Albeu.com.









