Dalja në treg të lirë, HEC-et e vegjël kërkojnë që afati për lajmërimin të jetë 30 nëntori

0

Shoqata Shqiptare për Energjinë e Rinovueshme (AREA) kërkoi që Enti Rregullator i Energjisë të pasqyrojë në draft marrëveshjen për blerjen e energjisë elektrike ndërmjet FTL dhe prodhuesve me përparësi të energjisë që data për lajmërimin e daljes në tregun e lirë të jetë 30 nëntori.

Konkretisht prodhuesit me përparësi apo HEC-et me kapacitet të instaluar deri në 15MË e shesin këtë energji pranë kompanisë publike me një çmim të caktuar nga Enti që aktualisht është 10 lekë/kwh por në çdo rast nëse duan të dalin në treg të lirë mund ta bëjnë. Kjo do të thotë se duhet të lajmërojnë në kohë për këtë shkëputje dhe në rregulloren e re që po diskutohet afati i vendosur është 30 gushti.

“Neni 5 që përmban dërgimin e njoftimit nga ana e prodhuesve me përparësi për të dalë në treg të lirë brenda datës 1 gusht e shohin si të papërshtatshëm sepse në analizën që do të bëjnë prodhuesit për të marrë këtë vendim ka dy faktorë, çmimi i tregut dhe çmimi vjetor i ofruar nga FTL sipas vendimeve të ERE që del në fund të vitit.

Marrja e vendimit në mes të vitit e bën vendimin e prodhuesve me përparësi për të dalë në treg të lirë mision të pamundur. Për këtë kërkojmë që kjo pikë të mos ndryshojë dhe të mbetet si datë për informimin e daljes në treg të lirë data 30 nëntor” thuhet në pretendimet e shoqatës.

Gjithashtu kjo e fundit nënvizon se prodhuesit me përparësi që kanë investuar në ndërtimin e hidrocentraleve janë qartësisht të diskriminuar nga pikëpamja e sigurisë juridike të investimeve dhe kërkojnë që ERE të marrë në shqyrtim në mënyrë të veçantë këtë situatë ku investitorët që kanë rriskuar të parët duke investuar në një fushë të re të trajtohen më keq se ata që kanë investuar më vonë.

Po kështu shoqata ka vlerësuar se afatet për të dërguar parashikimin e prodhimit për vitin pasardhës nuk duhet të ndryshojnë pasi kjo do të sillte një parashikim jo të saktë ndaj vlerësimi duhet të bëhet gjithashtu në fund të nëntorit.

Lidhur me pretendimet shoqata ka kërkuar një seancë dëgjimore mes palëve në këtë rast prodhuesit  me përparësi të energjisë dhe FTL kryesuar nga ERE./ N.Maho

 

The post Dalja në treg të lirë, HEC-et e vegjël kërkojnë që afati për lajmërimin të jetë 30 nëntori appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

four × one =