Këtë të enjte rreth orës 11:30, një aksident i rëndë u regjistrua në aksin Bilisht-Kapshticë, ku dy mjete jane përplasur, e për pasojë humbi jetën 41-vjeçarja.
Dy automjete u përplasën, përfshirë makinën e firmës “Lajthiza” që transporton ujin.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën pasagjerja që udhëtonte në makinën tip Volkswagen.
Viktima është identifikuar si 41-vjeçarja Erjola Sinani, ndërsa një tjetër është në spitalin e Bilishtit, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41- vjeçe”, tha policia vendore pas hetimit paraprak.
The post Dalin pamjet nga aksidenti ku humbi jetën 41-vjeçarja në aksin Bilisht-Kapshticë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.









