Ç’po ndodh? Makina të policisë gjermane në rrugët e Tiranës (FOTO)

0

Një automjet i identifikuar qartë si pjesë e Bundespolizei (Policia Federale Gjermane) është konstatuar ditën e sotme në Rrugën “Ukraina e Lirë”, në Tiranë.

Prania e një mjeti policor të huaj, me targa gjermane dhe shenja zyrtare policore, ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje nga kalimtarët të cilët kanë dërguar fotografi në redaksinë e Vox News.

Sipas praktikës ndërkombëtare të bashkëpunimit policor, oficerët e huaj nuk kanë kompetenca ekzekutive të pavarura në Shqipëri.

Çdo veprim operativ, përfshirë arrestimet, mund të kryhet vetëm nga autoritetet shqiptare, ndërsa oficerët e huaj marrin pjesë si vëzhgues, këshilltarë ose në kuadër të operacioneve të përbashkëta, bazuar në marrëveshje dypalëshe ose programe të BE-së.

Bundespolizei është Policia Federale e Gjermanisë dhe nuk është e njëjtë me policinë e landeve (Landespolizei).

Ajo vepron nën Ministrinë Federale të Brendshme të Gjermanisë dhe ka kompetenca specifike, kryesisht jashtë rendit të zakonshëm urban.

Detyrat kryesore të Bundespolizei përfshijnë:

• Sigurinë e kufijve shtetërorë gjermanë

• Kontrollin e emigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore

• Sigurinë e aeroporteve, hekurudhave dhe infrastrukturës kritike

• Luftën kundër krimit ndërkufitar dhe rrjeteve kriminale ndërkombëtare

• Pjesëmarrjen në misione ndërkombëtare dhe bashkëpunim me policitë partnere

Praktisht, prania e Bundespolizei mund lidhet me shkëmbim informacioni inteligjent ose mbështetje në hetime që kanë lidhje direkte me territorin gjerman.

Nuk dihet për çfarë hetimi ndodhet kjo makinë e Policisë Gjermane, por burime për Vox News pohojnë se muajt e fundit është shtuar praniane shërbimeve të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë. /Marrë nga Vox News

The post Ç’po ndodh? Makina të policisë gjermane në rrugët e Tiranës (FOTO) appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

three + fifteen =