Shqipëria vijon të mbetet një nga destinacionet më të lira për pushime në kamping në Europë, sipas raportit të publikuar nga portali gjerman camping.info[i], një nga platformat më të mëdha europiane për rezervime dhe informacion mbi kampingjet.
Çmimi mesatar për një natë kampingu për dy persona (me vendqëndrim për karavan, energji elektrike dhe taksa lokale) në Shqipëri është vetëm 14.18 euro, shumë më i ulët se mesatarja europiane dhe ndër më të lirat në kontinent.
Pavarësisht një rritjeje të lehtë prej 4.88%, Shqipëria ruan një avantazh të ndjeshëm krahasuar me vende si Italia dhe Kroacia, ku çmimi mesatar për një natë arrin 40.40 euro. Ndër kampingjet më të vlerësuara në vend për vitin 2025 është “Kamping Pa Emër”, që shquhet për mikpritjen, ambientin natyror dhe çmimin konkurrues.
“Kampingu vazhdon të ofrojë raport të shkëlqyer cilësi–çmim. Për ata që udhëtojnë me buxhet të kufizuar, këshillojmë të shmangin zonat e mbingarkuara turistike dhe të përdorin kartat e zbritjes si fanclub,” tha Maximilian Möhrle, drejtori menaxhues i camping.info.
Kampingu është një përvojë që varet nga preferencat personale, disa e duan me rehati luksoze, të tjerë parapëlqejnë thjeshtësinë. Ashtu si stili i kampingut, edhe buxheti për pushime ndryshon nga personi në person.
Krahasuar me një vit më parë, në nivel europian, çmimet e kampingut janë rritur mesatarisht me 4.75%, por destinacione si Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë të ofrojnë pushime me kamping ekonomik, duke tërhequr gjithnjë e më shumë turistë ndërkombëtarë./ Eralda Zito
Çmimet e Kampingut në Europë (2025):
[i] camping.info, me qendër në Berlin, është platforma më e vizituar e kampeve në vendet gjermanishtfolëse me mbi 23,000 kampingje të listuara në 34 vende dhe rreth 135 milionë shikime të faqeve në vit. Me faqen e internetit dhe aplikacionin e përmirësuar camping.info mbështet kampistët në gjetjen dhe planifikimin e pushimeve perfekte të kampingut.
The post Çmimet për pushimet në Kamping janë rritur kudo në Europë, por Shqipëria mbetet më e lira appeared first on Revista Monitor.









