Manchester United ishte pranë eliminimit, në disavantazh 2-4 në shtesë kundër Lionit, por gjeti forca e shënoi tre gola, duke fituar 5-4. Me fitoren, anglezët shkojnë në gjysmëfinalen e Europa League, ku do të ndeshen me Athletic Bilbao.
Një ndeshje e çmendur në Old Trafford ku Manchester United dhe Lion dhuruan nëntë gola në më tepër se dy orë lojë, në përfundim të të cilave skuadra angleze kalon në gkysmëfinalet e Europa League. United e gjeti shpejt golin e avantazhit, me anë të Ugartes, në minutën e 10-të, pas topit të marrë nga Garnacho, duke mbyllur me sukses aksionin në krahun e djathtë.
Loja vazhdon e gjallë dhe e shpejtë nga të dyja skuadrat, megjithatë golin e dytë e shënon përsëri Manchester United, në minutën e parë shtesë, me autor Dalot. Djajtë e kuq shkojnë në epërsi të dy golave në pushim, ndërkohë pesë minutë pas nisjes së pjesës së dytë Garnacho humb mundësinë e artë për të shkuar në 3-0.
Gabim që kushton shtrenjtë, pasi në minutën e 71-të Toliso barazon për Lionin, me një goditje të saktë me kokë. Francezët besojnë dhe marrin frenat e lojës e pas shtatë minutash Tagliafico gjuan, Onana grushton por përtej vijës fatale.
Si për të mos lënë asnjë dyshim, Lacazzete ndërhyn dhe tund rrjetën. Rezultati i përgjithshëm është 4-4 dhe skuadrat shkojnë në shtesë, por në epërsi numerike të anglezëve, pas Toliso mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 89-të . Në minutën e 105-të, Cherki gjuan saktë me të majtën dhe mposht Onanën, 3-2 për francezët që përmbysin gjithçka.
Në minutën e 108-të, Fofana fiton një penallti, të cilën e gjuan Lacazette dhe 4-2, por nuk mbaron me aq, sepse në minutën e 113-të është United që fiton penallti. Gjuan Bruno Fernandes dhe 3-4. Vendasit marrin zemër dhe në minutën e 120-të vjen goli i barazimit, 4-4.
Por nuk ka penallti, pasi vetëm një minutë më pas vjen goli i pestë për vendasit, me Maguire. Tani francezët nuk kanë më fuqi të reagojnë dhe Manchester United shkon në gjysmëfinalen kundër Athletic Bilbaos.
The post Çmenduri golash në “Old Trafford”, feston Manchester United appeared first on Albeu.com.









