Çifti i njohur i TikTok do t’i bashkohet spektaklit të “Big Brother VIP”?

0

Pranvera, një nga influencueset shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale, ka ngjallur kureshtje pas një sesioni pyetjesh në Instagram.

Një fans e pyeti drejtpërdrejt nëse ka mundësi ta shohim në Big Brother VIP Kosova, dhe përgjigjja e saj ishte intriguese: “Hmm”, duke etiketuar edhe partnerin e saj.

Megjithatë, kur iu bë një tjetër pyetje për rikthimin në ekran, përgjigjja e Pranverës ishte e prerë: “JO! Nuk është në planet e mia për momentin ”.

Pranvera dhe Marjani, të cilët disa muaj më parë u bënë prindër të djalit të tyre, Janin, duket se aktualisht e kanë fokusin tek familja.

Pavarësisht kësaj, fansat vazhdojnë të spekulojnë për një pjesëmarrje të mundshme të çiftit në reality show-n më të ndjekur në Kosovë.

The post Çifti i njohur i TikTok do t’i bashkohet spektaklit të “Big Brother VIP”? appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

one × two =