Raundi i parë i Champions League është kompletuar me 6 ndeshjet e të enjtes, që kanë dhuruar rezultate impresionuese. Eintracht Frankfurt shpartallon 5-1 Galatasary, jetim nga blerja më e shtrenjtë Osimhen. Manchester City i dhuron duartrokitje, por edhe humbje kthimit të De Bruyne në Ettihad. Guardiola mposht Conten 2-0, ndërsa asnjë problem edhe për Barcelonën, që imponohet 1-2 në Newcastle.
MANCHESTER CITY-NAPOLI 2-0
Rikthim i hidhur në Champions League për Napolin që në ndeshjen e parë të Champions League u mund 2-0 nga Manchester City i Pep Guardiolës. Transferta në veri të Anglisë, tashmë e vështirë për shkak të cilësisë së kundërshtarit, u komplikua në minutën e 20-të nga përjashtimi i kapitenit Di Lorenzo. Muri i ndërtuar nga Conte, falë edhe pritjeve të Milinković-Savić, rezistoi për gjithë pjesën e parë, por u rrëzua në fillim të pjesës së dytë nga goditja me kokë e Haaland – goli i 50-të në 49 paraqitje në kompeticion. Dyfishimi në minutën e 65′ nga Doku mbylli gjithçka shumë herët duke i dhuruar tre pikët anglezëve.
City shumë i fortë për Napolin që del i mundur 2-0 nga “Etihad” në debutimin e Champions League, por me shumë keqardhje. Sepse për skuadrën e Antonio Kontes ndeshja me kushte të barabarta zgjati më pak se njëzet minuta. Në minutën e 19-të, Di Lorenzo rrëzoi Haaland në kufi të zonës: karton i kuq, Napoli me 10 dhe De Bruyne i sakrifikuar për Olivera. Pak sekonda më parë, Donnarumma kishte shpëtuar rezultatin pas një goditjeje me kokë të Beukema-s nga goditje këndi. Që aty filloi gjuajtja e pandalshme e skuadrës së Guardiolës, që arriti të shembë murin e ngritur nga Milinković-Savić dhe shokët me një goditje me kokë të zakonshmit Haaland në minutën e 56-të (pas një asistimi fantastik nga Foden). Dyfishimi ishte një slallom special i Doku, i cili goditi me të majtën në shtyllën e dytë pasi kaloi katër lojtarë të Napolit.
BRUGES-MONACO 4-1
Në pritje të rikthimit të Paul Pogba-s (ende jashtë për të rikuperuar formën më të mirë pas pezullimit të gjatë), Monaco ndalet në Bruges, aty ku nis rrugëtimi i tij europian në “Jan Breydel Stadion”. Ndeshja e arbitruar nga gjyqtari italian Simone Sozza e sheh Akliouche të shpërdorojë mundësinë e madhe për t’i çuar monegaskët në epërsi që në minutën e dhjetë, kur një penallti e goditur pikërisht nga francezi u prit nga Mignolet (i cili katër minuta më pas u dëmtua dhe ia la vendin Jackers). Aty shpërthejnë belgët, praktikisht të pathyeshëm për gjithë pjesën e parë. Tresoldi, sulmues italo-gjerman i lindur në Cagliari në vitin 2004, zhbllokon vendasit në minutën e 32′, ndërsa Onyedika dyfishon në minutën e 39′ dhe kapiteni Vanaken e çon 3-0 në minutën e 43′ me një goditje të shkëlqyer me të djathtën fluturimthi.
Në pjesën e dytë, Bruges menaxhon avantazhin trefish, ndërsa te Monaco regjistrohet debutimi i shumëpritur i Ansu Fati-t (nuk luante që nga Barcelona-Valladolid më 3 majin e kaluar). Megjithatë është përsëri skuadra vendase ajo që shënon, me Diakhon që realizon golin e katërt në minutën e 75′. Për të zbutur disavantazhin për Monacon kujdeset pikërisht Ansu Fati në shtesë, me belgët që fitojnë gjithsesi 4-1 dhe dërgojnë një mesazh të qartë për Atalantën, kundërshtarin e ardhshëm në Champions (më 30 shtator në Bergamo).
COPENHAGEN-BAYER LEVERKUSEN 2-2
Copenhagen pret në “Parken” Bayer Leverkusen të drejtuar nga Kasper Hjulmand, trajneri danez i thirrur për të udhëhequr “Aspirinat” pas shkarkimit të Erik ten Hag (që kishte debutuar tashmë në Bundesligë, duke mundur 3-1 Eintracht Frankfurt të premten e kaluar). Debutimi europian me gjermanët nuk nis megjithatë në mënyrën më të mirë për ish-përzgjedhësin e Danimarkës, pasi është Kopenhagën që kalon përpara në minutën e 9′ me Larsson, në përfundim të një aksioni vërtet të ndërtuar bukur. Moukoko ka më pas një rast të jashtëzakonshëm për të dyfishuar në minutën e 43′, por e shpërdoron duke goditur drejt e mbi Flekken nga pak metra larg.
Leverkusen përpiqet atëherë të reagojë në minutën e 60′ me Ben Seghir, goditja e të cilit shkon vetëm në pjesën e jashtme të shtyllës, ndërsa Kotarski mohon barazimin si Schick ashtu edhe Echeverri gjatë pjesës së dytë. Portieri kroat nuk mund të bëjë asgjë megjithatë kundër Grimaldos në minutën e 82′: spanjolli barazon 1-1 me një goditje dënimi, duke vizatuar kryeveprën e radhës në karrierë me të majtën e tij të mrekullueshme. Copenhagen megjithatë nuk dorëzohet dhe në minutën e 87′ rikthehet në epërsi me Robert, por në minutën e 92′ autogoli i pafat i Hatzidiakos e fiksion rezultatin final në 2-2, pas një aksioni të madh të Echeverri.
League Stage Champions League
Club Brugge 4-1 AS Monaco
FC Copenhagen 2-2 Bayer Leverkusen
Eintracht Frankfurt 5-1 Galatasaray
Manchester City 2-0 Napoli
Newcastle United 1-2 Barcelona
Sporting CP 4-1 Kairat Almaty
The post Champions, City rrëzon Napolin: Frankfurt dërrmon Galatasaray, fiton edhe Barcelona appeared first on Lapsi.al.










