Bashkë me braktisjen e fshatit duket se Shqipërisë i ka ‘emigruar’ edhe blegtoria.
Dikur bagëtitë ishin burim të ardhurash dhe e vetja pasuri që i garantonte mbijetesën mijëra familjeve në zonat rurale e jo vetëm. Po sot?
Shifrat tregojnë një anë të errët edhe në këtë sektor.
Livadhet përveçse janë lënë djerrë të papunuara tashmë nuk po shkelen as nga bagëtitë, pasi tufat po rrudhen me ritme të frikshme.
Nëse në vitin 2005 kishim 430 mijë lopë, sot në Shqipëri ky numër është përgjysmuar në vetëm 22 mijë lopë në të gjithë Shqipërinë.
Burimi kryesor i qumështit po shteron për shkak se shteti e ka harruar blegtorinë dhe nuk e mbështet.

E njëjta situatë është edhe me dhitë, nga 701 mijë dhi në vitin 2005 sot numërohen vetëm 500 mijë.
Akoma më dramatike është situata tek tufat e deleve. Nga 1.3 milionë krerë në vitin 2005 ka zbritur në 968 mijë krerë dele.
Për të mbushur tavolinat me produkte bulmeti që duket se po bëhet gjithnjë e më i pakët, zgjidhja është vetëm tek importi.
Nga viti 2020 deri më tani vendi ka importuar nga jashtë rreth 114 milionë euro vetëm produkte bulmeti nga jashtë.
Pra në vend të prodhimit vendas tryezat tona janë mbushur me produkte të importuara.








