Real Madrid është përballë një prej momenteve kyçe të sezonit dhe tensioni në Valdebebas është shumë i lartë. Skuadra e teknikut Carlo Ancelotti po përgatitet për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions kundër Arsenal, ku do t’i duhet të realizojë një përmbysje të vërtetë pas humbjes 3-0 në Londër në ndeshjen e parë.
Tifozët e Real shpresojnë të përjetojnë një tjetër mbrëmje magjike në “Santiago Bernabéu”, duke synuar të përsërisin një nga ato përmbysjet e zakonshme në Europë, por këtë herë sfida është shumë më e madhe për shkak të rezultatit të thellë.
Ancelotti mbledh skuadrën para Arsenal: “E ngriti zërin”
Raportohet për një lëvizje të madhe brenda dhomave të zhveshjes së Real Madrid dhe, sipas asaj që bën të ditur programi “Tiempo de Juego” i Cadena COPE, episodi më i fundit ndodhi para stërvitjes të së hënës.
Sipas gazetarit Miguel Ángel Díaz, Carlo Ancelotti mblodhi lojtarët e tij për të folur për rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe për të analizuar problemet që skuadra po has gjatë kësaj periudhe. Trajneri italian thuhet se e ngriti zërin disa herë gjatë këtij diskutimi me skuadrën: “Tensioni është i prekshëm në Valdebebas. Ka qenë një sezon i vështirë për Ancelottin, ndoshta më i vështiri në këtë periudhë të dytë të tij te Real Madrid, dhe pavarësisht fitores ndaj Alavés, ai po përpiqet të kuptojë se çfarë nuk po funksionon”.
@miguelitocope, sobre el toque de atención de Ancelotti a sus jugadores, en @partidazocope
"Se palpa la tensión en Valdebebas; está siendo una temporada dura para Ancelotti"
"Ha pedido compromiso, un esfuerzo extra ante el @Arsenal"
#PartidazoCOPE pic.twitter.com/igqfBD0YlS
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) April 14, 2025
Díaz shtoi: “Sot, para stërvitjes, ai u takua me lojtarët para se të zbrisnin në fushë dhe më kanë thënë se u përpoq t’i motivonte, ngriti zërin. Biseda zgjati rreth dhjetë minuta, nuk pati përgjigje nga lojtarët, të cilët e dëgjuan me vëmendje trajnerin e tyre. Ai u kërkoi atyre gjërat e zakonshme: përkushtim, një qëndrim pozitiv të mërkurën dhe një përpjekje shtesë sepse përballë Arsenal është shumë në lojë. Me kalimin e minutave, Ancelotti u nxeh dhe dukej dukshëm i zemëruar”.
Në ambientet e Real Madrid ndihet një atmosferë shumë e rëndë: në La Liga janë -4 pikë pas Barcelonës dhe rrezikojnë që të eliminohen në çerekfinale të Champions League.
The post Carlo Ancelotti fjalim skuadrës para Arsenal, tension te Real Madrid: “Ngriti zërin” appeared first on Lapsi.al.

"Se palpa la tensión en Valdebebas; está siendo una temporada dura para Ancelotti"
"Ha pedido compromiso, un esfuerzo extra ante el









