Cardi B flet për raportin me Offset pas ndarjes

0

Reperja e njohur Cardi B ka sqaruar përfundimisht marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin, Offset.

Gjatë një interviste për CBS Mornings me gazetaren Gayle King, të transmetuar më 17 shtator, ajo u shpreh e lodhur nga lidhja që publiku ende i atribuon me reperin.

“Kam bërë kërkesë për divorc një vit më parë,” tha ajo. “Duhet të jetë shumë e qartë. Nuk merrem më me atë, nuk kam kontakt dhe nuk dua të kem.”

Në intervistë u përmendën edhe vargjet e këngës së re të Cardi B, “Man of Your Word”, pjesë e albumit që do të publikohet më 19 shtator, me titull “Am I the Drama?”:

“Shtatë vite, e pranoj, nuk ishin të gjitha të këqija / Si grua, do duhej ta kuptoja që ishe i lënduar / Por vendosa të vë muzikën mbi gjithçka / Dhe tani të uroj të mirat…”

E pyetur nëse mendon se Offset është “njeri i fjalës,” Cardi u përgjigj shkurt: “Do doja të ishte një person më i mirë. Por është ai që është. Të paktën të jetë më i mirë për fëmijët.”

E pyetur për bashkëprindërimin, ajo u tregua e sinqertë: “Jo tani,” tha reperja, duke shtuar se ai ka ende “urrejtje në zemër,” ndërsa ajo është përpjekur të ecë përpara.

Cardi B dhe Offset kanë tre fëmijë së bashku: Kulture Kiari (7 vjeç), Wave Set (4 vjeç) dhe Blossom Belle, e lindur në vitin 2024.

Në të njëjtën intervistë, Cardi B konfirmoi shtatzëninë me partnerin e ri, futbollistin Stefon Diggs, i cili luan për New England Patriots. Ajo u shpreh se ndodhet në një fazë të qëndrueshme dhe të fuqishme të jetës.

“Ai më bën të ndihem e sigurt, e fortë dhe me vetëbesim. Jam e lumtur. Po bëj shumë punë — dhe po krijoj një jetë të re.”

Cardi dhe Diggs janë bashkë që nga tetori i vitit 2024.

The post Cardi B flet për raportin me Offset pas ndarjes appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

one + sixteen =