Bullgaria ftesë për kthimin e emigrantëve

0

“Një sistem mund të ndryshojë vetëm nën presion të vazhdueshëm nga jashtë”, – deklaroi kryeministri Rossen Zhelyazkov gjatë hapjes së një forumi për karrierën të platformës “Bulgaria të kërkon ty”, me moton “Bullgaria përtej pesë oqeaneve”.

“Duhet të kuptojmë se sistemi ynë shoqëror dhe politik nuk do të bëhet ndonjëherë aq i suksesshëm dhe tërheqës saqë njerëzit do të fillojnë të kthehen, duke kërkuar ngjashmëri me botën më të mirë ku kanë studiuar dhe punuar.

Ne mbështetemi te çdo person që kthehet, që përmes ndikimit të tij arsimor dhe profesional, të mund të ndryshojë vetë sistemin”, – komentoi Zhelyazkov.

“Ne mbështetemi dhe varemi nga këta njerëz, jo vetëm sepse ata duhet të jenë motori i ndryshimit, por për shkak të aftësive që zotërojnë. Ekonomia dhe biznesi bullgar varen nga fuqia e tyre shndërruese, në mënyrë që mallra dhe shërbime me vlerë të shtuar të lartë të prodhohen në Bullgari.

Nuk duhet të jemi një vend tërheqës për shkak të fuqisë punëtore të lirë. Duhet të jemi inovativë, me teknologji të avancuara dhe modern”.

Bullgaria ka nevojë për aftësitë e të rinjve që kanë jetuar jashtë vendit, kanë marrë një arsimim të mirë dhe janë mësuar me disiplinën e jetës moderne në Europë por edhe globalisht, që të kthehen në vend dhe të sjellin me vete këto aftësi.

Kjo do të transformojë mjedisin e biznesit, klimën, institucionet dhe do ta ndryshojë vendin. Ata duhet të marrin pjesë jo vetëm në biznes, por edhe në jetën publike dhe politike, duhet të jenë të angazhuar, deklaroi kryeministri.

“Bullgaria të kërkon ty” është një platformë që e paraqet Bullgarinë si vend tërheqës për të jetuar, për të punuar dhe për të investuar.

Organizata, që bashkëpunon me biznese të mëdha, institucione dhe OJF, dhe përmes dhjetëra eventeve në Bullgari dhe në të gjithë Europën, ka arritur te mijëra bullgarë.

The post Bullgaria ftesë për kthimin e emigrantëve appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

3 × 1 =