Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” starton më 30 tetor të këtij viti. Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të këtij spektakli.
Interesi për edicionin e ri ka qenë i madh që nga paralajmërimet e para, ndërsa fansat kanë pritur me padurim të mësojnë se kur do të hapen dyert e shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Një nga pyetjet që ka ngjallur më shumë kureshtje në rrjetet sociale është se cilët do të jenë banorët që do të bëhen pjesë e këtij edicioni të pestë. Deri në zbulimin e emrave, publiku vazhdon të spekulojë rreth personazheve që mund të garojnë këtë sezon.
The post Big Brother VIP Kosova 5 po vjen, zbulohet kur hapen dyert e shtëpisë më të famshme appeared first on Albeu.com.









