Berisha: Rama bën avokatin e Lubisë, bllokoi drejtësinë për të mbrojtur vetën

0

Edhe lideri i opozitës Sali Berisha u ngjit për të folur në podiumin e vendosur përpara Kryeministrisë në protestën e dytë kombëtare nga opozita. Lideri i PD-së i bëri thirrje protestuesve që ky është kilometri i fundit për të goditur qeverinë e Edi Ramës. Gjatë fjalës kreu i Partisë Demokratike hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për bllokim të drejtësisë dhe korrupsion. Berisha deklaroi se ‘Ramaduro’ ka penguar funksionimin e drejtësisë për të mbrojtur veten dhe familjarët.

“Rama ka bllokuar drejtësinë për të siguruar veten dhe familjarët,” u shpreh ai, ndërsa shtoi se Rama po bën edhe avokatin e ministres Belinda Balluku.

“Rama ka bllokuar drejtësinë për të mbrojtur vetën dhe familjarët e tij pasi ka vjedhur miliarda. Kryehajduti i shqiptareve nuk ikën, por ai përmbyset nga zemërimi dhe revolta juaj. Një javë të tërë Rama krekosej me një ftesë formale që Trump u kishte bërë vendeve partnere për Bordin e Paqes, e patë si Rama e përdori atë ftesë për të shitur veten sikur ishte themeluesi. Po cfarë ndodhi? Ndodhi që në mbledhjen themeluese, Ramën nuk e pranonte sallën. Rama gjendje në parlament duke bërë avokatin e Lubisë, duke ulëritur dhe duke sharë si ordiner opozitën.
Koha ka ndryshuar, stina është e jona. Ne sot nuk jemi më një parti, nuk jemi as për një individ, nuk jemi këtu për asgjë tjetër, por jemi për ndërgjegjen tonë, për idealet tona”, tha Berisha.

The post Berisha: Rama bën avokatin e Lubisë, bllokoi drejtësinë për të mbrojtur vetën appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

twelve − eleven =