Berisha bllokon seancën: Nuk u përmendën Bajrat dhe Pëllumb Gjoka!

0

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit, kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi mënyrën se si u zhvillua procedura e hapjes së seancës.

Ai u shpreh se emrat e deputetëve të partisë qeverisëse nuk u lexuan si duhet dhe se fjala e tij u ndërpre pas urdhërit të Taulant Ballës, i cili kërkoi nga drejtuesi i seancës, Vasil Llajo, që t’i ndërpriste fjalën.

Berisha theksoi se kjo tregon një praktikë të vjetër të Kuvendit, ku opozita diskriminohet dhe i hiqet e drejta më themelore, ajo e fjalës.

Pjesë nga deklarata:

“Kryesuesi i seancës nuk lexoi emrat e Bahri Bajrit, Pëllumb Gjokës. Nuk lexoi pra emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, PS-së, por vetëm prestanomet. Lexoi Lubi Ballukun, mbi të cilën…,” tha Berisha.

Por fjala e tij u ndërpre pasi Taulant Balla urdhëroi drejtuesin e seancës, Vasil Llajo që t’i ndërpriste fjalën.

The post Berisha bllokon seancën: Nuk u përmendën Bajrat dhe Pëllumb Gjoka! appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

one × 5 =